Avantazhet e Ndërmjetësimit

I përballueshëm -Ndërmjetësimi kushton shumë më pak sesa procesi gjyqësor

Efiçent – Proçesi i ndërmjetësimit zakonisht mund të zgjidhë një konflikt brenda pak seancave. Palët duhet të zgjidhin mosmarrëveshjen ndërmjet tyre brenda 30 ditëve sipas nenit 13 të Ligjit 10385/2011 i ndryshuar dhe nenit 25 të Kodit të Proçedurës Civile.

Informal – Proçesi i ndërmjetësimit është fleksibël dhe informal. Nuk është e nevojshme prezenca e një avokati ose përfaqësuesi ligjor gjatë procesit të ndërmjetësimit. Megjithatë, disa individë ndihen me komodë me përfaqësim ligjor.

Gjithëpërfshirës dhe miqësor – Palët në mosmarrëveshje janë drejtpërdrejt të përfshira ne negocim. Palët gjithashtu përmirësojnë mundësinë e vazhdimësisë se marrëdhënies midis tyre duke shfrytëzuar ndërmjetësimin.

Konfidencial – Informacioni i dhënë gjatë ndërmjetësimit nuk mund të merret si provë në asnjë gjykim ose procedim penal siç kërkohet nga ligji ose me miratim nga palët.