Roli i Ndërmjetësuesit

Ndërmjetësi e ushtron profesionin e vet në mënyrë të paanshme, me ndershmëri dhe profesionalizëm, respekton rregullat e etikës profesionale dhe përdor të gjitha mjetet e ligjshme për zgjidhjen e drejtë të mosmarrëveshjeve.

Ndërmjetësuesi lehtëson komunikimin, nxit mirëkuptimin, asiston palët të identifikojnë nevojat dhe interesat e tyre si dhe përdor teknika kreative për zgjidhjen e problemit në mënyrë që palët të arrijnë marrëveshjen e tyre.

Ndërmjetësi nuk ofron këshillim ligjor.

Ndërmjetësi ruan konfidencialitetin për të dhënat, për të cilat ka dijeni për shkak të një procedure ndërmjetësimi, në raport me secilën prej palëve apo me persona të tjerë jashtë procedurave të ndërmjetësimit.

Ndërmjetësi ruan sekretin profesional.

Ndërmjetësi siguron që ndërmjet tij dhe palëve në një procedurë ndërmjetësimi nuk ekziston asnjë konflikt interesash. Kur ka dyshime për pavarësinë dhe paanshmërinë e tij, ndërmjetësi heq dorë nga procedurat e ndërmjetësimit.