Zbatimi i aktmarrëveshjes së ndërmjetësimit​

Kur palët bien dakord për zgjidhjen e pranueshme të mosmarrëveshjes ndërmjet tyre, së bashku me ndërmjetësit, nënshkruajnë marrëveshjen përkatëse, në kuptim dhe në zbatim të kushteve, rasteve dhe të procedurave të parashikuara në këtë ligj. Kjo marrëveshje është e detyrueshme dhe e ekzekutueshme në të njëjtën shkallë me vendimet e arbitrazhit.

Aktmarrëveshja përmban detyrime të qarta dhe saktësisht të përcaktuara.

Kur është zgjidhur çështja me anë të ndërmjetësimit, organet gjyqësore vendosin, sipas rastit, miratimin e zgjidhjes me pajtim të çështjes civile ose pushimin e çështjes penale apo mosfillimin e procedimit penal.

Në rastin kur çështja penale ku përfshihen të mitur në konflikt me ligjin është zgjidhur me anë të ndërmjetësimit, prokurori ose gjyqtari vendos pushimin e çështjes.”.

Nëse aktmarrëveshja respekton kushtet e përcaktuara në nenin 22 të ligjit nr. 10385, datë 24.2.2011, “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, përbën titull ekzekutiv dhe, në këtë rast, ngarkohet shërbimi përmbarimor për ekzekutimin e tij.