Ndërmjetësimi si zgjidhje

Probabiliteti për të arritur një marrëveshje ndërmjet palëve është më i madh krahasuar me mundësitë që disponohen në gjykate, ose edhe në negociata të tejzgjatura. Ndërmjetësimi është vullnetar, prandaj palët mund të tërhiqen në çdo kohë.

Procesi i ndërmjetësimit është pa “paragjykime”, në momentin që nuk arrihet një marrëveshje ndërmjet palëve, procesi gjyqësor, i pezulluar nga gjykata sipas nenit 26 të Kodit të Procedurës Civile, mund të vazhdoje dhe palët nuk duhet të shqetësohen sepse çfarëdolloj informacioni që është dhënë apo deklarimeve që kanë bërë palët gjatë ndërmjetësimit, nuk mund të përdoret në gjykatë.

Ndërmjetësimi është vullnetar dhe palët në mosmarrëveshje janë të lira:

a) Të zgjedhin ndërmjetësimin, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të përcaktuara në ligj;

b) Të përcaktojnë kushtet, procedurën, si dhe afatet për aq sa ato janë të lejueshme;

c) Të heqin dorë, në çdo kohë, nga zgjidhja e mosmarrëveshjes me ndërmjetësim.