Përfaqësim dhe mbrojtje ligjore
HALO ofron shërbimin e konsultës ligjore për palët që e kërkojnë lidhur me veprimet e tyre ligjore që kanë lidhje me kërkimin dhe zbatimin e të drejtës sipas fushave përkatëse. Konsulta ligjore i paraprin konflikteve gjyqësore, orienton palët në mënyrën e duhur që të përmbushin kërkesat e tyre sipas pritshmërive, ulin kostot e paparashikuara dhe vendos palët në dijeni të avantazheve dhe vështirësive që paraqiten sipas rastit konkret.
HALO përgatit kërkesëpadi dhe akte të tjera të nevojshme që i shërbejnë përfaqësimit ligjor në gjykatë në të gjitha nivelet. Përfaqësimi ligjor do të ofrohet në bashkëpunim edhe me partnerë të tjerë, zyra ligjore të asociuara. Për informacion më të detajuar na kontaktoni.
