Rreth Nesh
HAJRO & ASSOCIATES LAW OFFICE
HAJRO & ASSOCIATES LAW OFFICE është një firmë ligjore e themeluar nga Enkeledi HAJRO, një juriste e diplomuar në brezin e parë të Shkollës së Magjistraturës në vitin 2000 dhe me një eksperiencë të gjatë në pozicione të ndryshme në institucione të ekzekutivit dhe në sistemin gjyqësor.
Enkeledi HAJRO ka filluar karrierën e saj në sistemin e drejtësisë në Tetor 1999 si gjyqtare në gjykatën e rrethit Gjyqësor Shkodër , për tu transferuar më pas në Gusht 2003 si këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë. Në Shkurt 2006, ajo është emëruar në Ministrinë e Drejtësisë si Drejtore për Inspektimin Gjyqësor e me pas si Drejtore e Përgjithshme për Çështjet e Drejtësisë deri në Dhjetor 2008.
Në Janar 2009 është emëruar Përfaqësuese Ligjore e shtetit shqiptar para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, detyrë që e ka mbajtur deri në Korrik 2011. Karriera e saj ka vazhduar më pas si drejtore kabineti e Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Brendshëm deri në Shtator 2013. Në Korrik 2014 emërohet gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndërsa bëhet kryetare e kësaj gjykate në Nëntor 2016, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në Qershor 2019.
Znj. Enkeledi HAJRO ushtron profesionin e ndërmjetëses dhe atë të avokates pranë të gjitha gjykatave kombëtare dhe pranë Gjykatës së Strasburgut.
Për më shumë shiko: CV Enkeledi HAJRO.doc
