Zgjidhja e Mosmarreveshjeve me Ndërmjetësim

Ndërmjetësimi zbatohet për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve në fushën e:

  • të drejtës civile;
  • të drejtës tregtare,
  • të drejtës të punës;
  • të drejtës familjare,
  • të drejtës pronësisë intelektuale;
  • të drejtave të konsumatorëve;
  • të mosmarrëveshjeve midis organeve të administratës publike dhe subjekteve private.

Ndërmjetësimi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të ndryshme deri në fazën e ekzekutimit është mjet ligjor efikas që shkurton afatet në përmbushjen e detyrimeve dhe realizimin të drejtave të njohura nga ligji, vendimi gjyqësor, kontrata apo akt tjetër i ligjshëm. Për informacion më të detajuar na kontaktoni.

Në fushën penale zbatohet për mosmarrëveshjet që shqyrtohen nga gjykata me kërkesën e viktimës akuzuese,  konkretisht:

  • dëmtime të tjera me dashje (neni 90 Kodi Penal),
  • plagosja e rëndë nga pakujdesia ( neni 91 Kodi Penal)
  • plagosja e lehtë nga pakujdesia (neni 92 Kodi Penal),
  • dhunimi i banesës (neni 112/1 Kodi Penal)
  • fyerja (neni 119 Kodi Penal)
  • fyerja me motive racizmi ose ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik (neni 119/b Kodi Penal)
  • shpifja (neni 120 Kodi Penal)
  • ndërhyrje të padrejta në jetën private (neni 121 Kodi Penal)
  • përhapja e sekreteve vetjake (neni 122 Kodi Penal)
  • mosdhënia e mjeteve për jetesë (neni 125 Kodi Penal)

     

  • marrja e padrejtë e fëmijës (neni 127 Kodi Penal)